Nga Shqipëria, ai publikoi disa interpretime që tregojnë se si duhet të duket super-makina e ardhshme shqiptare Illyrian Pure Sport.

Illyrian Pure Sport nuk do të jetë vetëm një ide, por planifikohet ta shndërrohet kjo super veturë në realitet, përmes kompanisë Arrera Automobili, shkruan Autoblog.

Mbetet të shihet nëse ai do të ketë sukses në këtë.

Në çdo rast, kur (nëse) projekti të përfundojë, Illyrian Pure Sport mund të bëhet super makina e parë shqiptare me standarde ndërkombëtare.

Për sa i përket dizajnit, Illyrian Pure Sport do të ndjekë modelet italiane, ndërsa trupi do të jetë prej fibrave të karbonit.

Për vozitjen do të kujdeset një motor 6.2 litërsh twin-turbo LT2 V8 me 850 kuaj fuqi, i shoqëruar me një transmision me tufë të dyfishtë Tremec me 8 shpejtësi.

Vlerësohet se përshpejtimi nga 0 në 100 km / orë do të jetë 2.7 sekonda, dhe se shpejtësia maksimale do të jetë 375 km / orë./TV Malisheva

Share.