Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë i shëruar.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe gjendjes në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 544 raste, prej tyre 461 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 51 persona. See Less