Njerëzimi kishte aftësi që të flasë 20 milionë vjet më herët se sa mendohej më herët, sipas një studimi të ri që sugjeron se ai evoluoi në paraardhësit tanë të hershëm.
Paraardhësit e njeriut ishin në gjendje të prodhonin një nga elementët kryesorë të gjuhës – tinguj të kundërta të zanoreve – sipas studiuesve nga Franca.
Paraqitja e laringut të ulët ose ‘kuti zëri’ – duke mundësuar më shumë hapësirë për lëvizjen e gjuhës – më parë mendohej se ishte thelbësore në prodhimin e tingujve të zanoreve.
Studimi i ri ka treguar se jo vetëm që laringu i ulët ‘nuk është unikalisht njerëzor’, por gjithashtu nuk është i nevojshëm në prodhimin e atyre tingujve, thotë Louis-Jean Boe, autori kryesor.
Këto informacione ndihmuan ekipin të përcaktonte se të folurit ishte zhvilluar shumë më herët sesa mendohej më parë në paraardhësit shumë më të hershëm të ngjashëm me majmunin.
Majmunët mendohej se kishin mungesë të llojit të duhur të laringut për të bërë një gamë të tillë tingujsh, por analiza e re e sjell atë në dyshim. Hulumtimet e reja tregojnë se ato janë të afta për ‘vokalizime të jashtëzakonshme njerëzore’.
“Do të thotë që aftësia e të folurit do të ketë filluar jo 200,000 por mbi 20 milionë vjet më parë”, tha dr Boe, nga Universiteti Grenoble Alpes në Francë