Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut”.
“Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Cakaj në ceremoninë e dorëzimit të kryesimit të Bosnjës Kartës së Adriatikut.
“Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë”, tha Cakaj.
Sipas tij Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH.
Nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë” tha Cakaj./rtsh/