Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet nga terreni.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë prekur 548 persona, prej tyre 470 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 45 persona./TV Malisheva

Share.