Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit.

Takimi ka për qëllim që pjesëmarrësit t’i informojë për të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet vjetore.

Përgatitja e plan-programeve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta. Hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativë me Nr.01/2016 “Klasifikimi dhe  vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre” dhe njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative.

Takimi do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në sallën e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike në Prishtinë.

Share.