Gjigandët francez Paris Saint German janë të gatshëm të nënshkruajnë një kontratë të re me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Drejtuesit e PSG-së, e dëshirojnë argjentinasin përgjithmonë, dhe jo vetëm një huazim të thjeshtë, sipas asaj që raporton Tuttosport, transmeton KosovaPress.
Edhe për kundër kësaj dëshirë, drejtuesit e kampionit francez nuk e kanë marrë dritën e gjelbër nga menaxherja e Icardit, Wanda Nara.
Icardi momentalisht është në huazim, tek PSG të cilët kanë mundësi për ta blerë atë duke paguar një shumë prej 70 milionë euro.
Icardi është duke kaluar në një formë të lartë në ndeshjet e fundit ku ka arritur të shënoj 12 gola për klubin nga kryeqytetit francez.
Sidoqoftë sipas raportimeve të fundit, agjentja dhe njëkohësisht gruaja e futbollistit nuk e ka dhënë ende ndonjë sinjal pozitiv rreth kësaj marrëveshje.