Puna online nuk është aq e lehtë sa duket. Nuk është lehtë të sigurosh të ardhura online. Megjithatë, tani që jeni të izoluar në shtëpi do t’ju duhet të gjeni një mënyrë se si të punoni e të siguroni të ardhura. Prandaj, në këtë artikull keni disa profesione shumë të kërkuara që ia vlen t’i rmerrni seriozisht për të siguruar të ardhura të mira online.
Graphic Designer
Një nga faqet e internetit dhe shërbimet e mia të preferuara është 99design. Dhe disa nga grafik disajnerët më të mirë ndodhen në 99designs. Rregjistrohuni për një llogari falas dhe krijoni modele në projekte për të provuar dhe për të fituar projektin e kompanisë. Dizajni grafik kërkon shumë kohë, por nëse është diçka që ju pëlqen të bëni – nuk do t’ju bëj përshtypje të punoni ekstra duke bërë diçka për të cilën jeni të apasionuar.
Krijues i përmbajtjes
Thënia e shekullit 21 duket se qënka “Përmbajtja është mbreti”. Dhe mesa duket kompanitë janë të gatshme të paguajnë shumë për të marrë krijuesit më të mirë të përmbajtjes. Nëse keni një aftësi të mirë për krijimin e një përmbajtjee që tërheq vëmendje, video, shkrime etj atëhere shfytëzojeni. Të bëheni krijues i përmbajtjes është një mënyrë fantastike se si të fitoni para në Internet.
Krijues videosh
Krijuesi i videove është diçka që disa njerëz dinë të bëjnë dhe shumë njerëz janë të gatshëm të paguajnë. Nuk është e pazakontë që një prodhues videosh të marrë një pagë rreth 150 dollarë në orë. Shpesh, pengesa më e madhe për prodhimin e videove është gjetja e klientëve. Disa mënyra të mira për të gjetur klientë është të bëni punë më të vogla në vendet e tregut si Fiverr dhe Upwork./qyshme
Konsulent i reklamave në Facebook / Google
Facebook dhe Google renditen # 1 dhe # 2 si faqet e internetit më të vizituara në internet. Kjo është arsyeja pse ata janë dy gjigantët më të mëdhenj të reklamave në të gjithë botën. Ndërsa shumë biznese i dinë faktet – ata kanë ZERO ide se si të tregtohen efektivë në të dyja platformat. Mësojeni këtë aftësi dhe përkushtojini në mënyrë që të siguroni punë tek shumë platforma që kanë nevojë për ndihmën tuaj
Fotograf
Mësoni se si të fitoni para në Internet nga fotografia edhe pse e dimë se nuk është e lehtë. Përdorni shërbimin si SmugMug për të shitur me lehtësi fotot tuaja dhe të fitoni para në internet. E dimë se nuk është një punë fort e lehtë, megjithatë, foto me koncepte abstrakte kërkohen pafund nga blogje të ndryshme.
Influencër në rrjetet sociale
A keni ndonjë aftësi për rrjetet më të fundit sociale? Nëse mendoni se keni atë që duhet për të qenë virale në Instagram, YouTube, Snapchat, Musical.ly, etj, atëherë do të dini se si të fitoni para në internet. Epo – në të vërtetë paratë do t’ju vijnë vetë, pjesa më e vështirë është të bëhesh influencër me shumë folloëers. Për këtë do t’ju duhet të perkushtoheni, ama nëse keni dëshirën e mirë dhe vullnet, do filloni të fitoni shumë para. Sigurisht që ka edhe shumë profesione të tjera fitimprurëse të cilat do t’jua sjell në artikujt e ardhshëm./TV Malisheva