Deklaratave të gjeneralit serb, Milan Mojsiloviq, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës, i është përgjigur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj që gjatë luftës ishte komandant i UÇK-së, ka shkruar përmes Facebook se ‘gjeneralët e demokracisë ruso-serbe’, do t’i gjejnë këtu, sa herë që ata duan.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, gjithashtu është përfshirë në diskutim duke i thënë Mojsiloviqit se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte menduar njësoj, por i kishte dalur keq.

“Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj.

Share.