Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHKP, IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Rastet e ditës së sotme vijnë nga këto vendbanime: 4 raste në Banjë, 2 raste në Mleqan, dhe nga 1 rast në Llapçevë, Lubizhdë dhe Carrallukë, ndërsa numri i rasteve aktive është 47 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 572 raste, prej tyre 489 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 47 raste./TV Malisheva