Makina e Tesla regjistroi rezultate më të mira të shitjeve.
Një listë e makinave më të shitura u lëshua dhe Tesla Model 3 ishte përpara Golf dhe Ford Fiesta të Volkswagen në Mbretërinë e Bashkuar.
Prodhuesi amerikan shiti 5,978 modele në dhjetor, ndërsa Golf është i dyti me 4,470 pronarë të rinj, dhe Ford Fiesta është i treti me 3,367 njësi të shitura.
Siç shkruan Autocar, kjo është hera e dytë në histori që një makinë Tesla ka qenë më e shitura, sepse hera e fundit që kjo ndodhi ishte në prill.
Ja si duket lista:
1. Tesla Model 3
2. Volkswagen Golf
3. Ford Fiesta
4. Volkswagen ID.3
5. Nissan Qashqai
6. Vauxhall Corsa
7. Volvo XC 40
8. Mercedes-Benz A Class
9. Ford Puma
10. Mini./TV Malisheva