Robert Berisha humbi nënën e tij të shtrenjtë, Teutën dy ditë më parë. I pikëlluar nga lajmi i trishtë Roberti u shpreh se nuk mund ta përshkruante me fjalë dhimbjen.

Por së fundmi këngëtari ka ndarë një status shumë prekës ku shkruhet se nënat nuk shkojnë në parajsë, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në shprehjen e postuar nga Roberti. /TV Malisheva

Share.