Sipas gazetës së njohur franceze L’Equipe, Philippe Coutinho është blerja e fundit e Arsenalit.
Raportohet se Barcelona do ta huazojë brazilianin në Londër për një sezon, me mundësi blerjeje.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, pas ndeshjes me Barcelonën kishte deklaruar se nuk kanë pasur kontakte me Coutinhon.
Në Angli kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në fund të afatit kalimtar.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.