Dashamirësit e makinave sportive mund të blejnë tashmë një Lamborghini për rreth 20 000 euro… nëse nuk e kanë problem t’i japin një traktori.

Në fakt, bëhet fjalë për një traktor të prodhuar nga marka e famshme italiane dhe që quhet Lambo1R.

Ky mjet do të dalë shumë shpejt në ankand me përshkrimin “Mënyra më e lirë për të zotëruar një Lamborghini”.

Traktori është model i vitit 1964 dhe është restauruar në vitin 2016.

Lamborghini nisi prodhimin e traktorëve në vitin 1948 dhe ata ishin mjetet më të përdorura në fushat italiane të asaj kohe. Edhe sot, Lamborghini Trattori vijon të prodhojë traktorë, me disa modele që kushtojnë rreth 110 000 euro./TV Malisheva

 

Share.