Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka theksuar se kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, është rreziku më i madh i planeve të Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo shtoi se prandaj po bëhen këto propaganda ndaj tij.

“Nuk është ndonjë befasi e madhe që Serbia po e shënjestëron gjithnjë e më shpesh Ramush Haradinajn. Kryeministri Haradinaj paraqet rrezikun më të madh për planet e saj kundër Kosovës. Prandaj gjithë këto shpifje, akuza e propaganda.”

Kadaj-Bujupi ndër të tjera tha se Haradinaj, është shndërruar në liderin më të besueshëm për ndaljen e copëtimit të Kosovës.

“Mos të çuditemi, sepse me afrimin e zgjedhjeve Serbia do t’i intensifikojë edhe më tej këto sulme. Sidomos tani kur Haradinaj është shndërruar në liderin më të besueshëm për ndaljen e copëtimit të Kosovës.”

Share.