Një 37 vjeçar nga Malisheva ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese ku po punonte.

E mësohet se personi që ka humbur jetën është Nisret Morina nga fshati Burim i Malsihevës.

“Me zemër të thyer morëm lajmin për vdekjen tragjike në vendin e punës të bashkëvendasit tonë Nisret Morina. Zoti e mori në moshë të re vetëm 37 vite, të gjithë ne kemi vetëm kujtime të mira nga Nisreti, do na mungosh të gjithëve. U prefshë në paqe! Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj”, ka shkruar në njoftimin e tij Avdi Morina.

Share.