Një skenë interesante, vendndodhja dhe koha e së cilës ngjarje nuk dihen, u postua në profilin e Instagram-it të autoprove.it.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një faqe, e cila rregullisht poston skena të pazakonta nga rrugët nëpër botë.
Dhe siç mund të shihet në videon e shkurtër, makina Mercedes përfundoi mbi një automjet tjetër Golf.
Pyetja që shtrohet është: Si arriti të kryejë këtë manovër, shoferi i Mercedesit!?
Veç kësaj, nuk dihet nëse ndonjë nga shoferët ishte i lënduar, dhe nëse shoferi ishte brenda veturës së tij./TV Malisheva