Është stina e vitit kur viruset përhapen dhe kur përpiqemi të mbroheni nga të gjitha bakteret e mundshme, pra mbase mu tash është koha e duhur që ta pastroni tastierën tuaj

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo në shumicën e rasteve në tastierë të kompjuterit do të mund të gjenden më shumë baktere të dëmshme sesa në guacën e WC-së.

Hulumtimi të cilin e ka bërë mikrobiologu Peter Wilson ka treguar se si pajisjet e zyrës në vete fshehin shumë baktere, kështu që nga 33 tastiera në të cilat janë bërë analizat, dhe nga të cilat janë marrë mostrat, është konstatuar që janë madje katërfish më të rrezikshme për shëndetin, ndërkaq njëra ndër to ka pasur edhe pesëfish më tepër baktere sesa guaca e WC-së.

Në vijim, disa këshilla e si t’i pastroni tastierën dhe mausin:

1. Nuk duhet të shpenzoni para në fasoleta speciale për kompjuter, mjafton që kompjuterin tënd ta pastroni me alkool dhe me leckë të butë e të pastër pambuku.

2. Kthejeni mbrapsht tastierën, shkundni thërrmijat dhe pluhurin të cilat janë futur midis tasteve apo mund të përdorni edhe thithësen e pluhurit.

3. Nëse përdorni mausin optik, hiqni shtresat e papastërtisë nga sensori optik dhe fshijeni me alkool./TV Malisheva

Share.