Flaka Krelani, këngëtarja e njohur e me potencë vokale të jashtëzakonshme, prej muajsh po qëndron në SHBA, siç thuhet, për të ngritur karrierë muzikore përtej oqeanit, në tokën e premtuar.
Po i mungon skenës muzikore me prurje të reja, por jo edhe ndjekësve në rrjete sociale, ku ajo ka hapsirat e saj personale mjaftë të frekuentuara.
Flaka, së fundi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka lëshuar një postim që ka në qendër librin e sapo botuar të historianit Alban Dobruna, “Ahmet Korenica në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, që ishte njëri ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këngëtarja e mirënjohur, shkruan:
“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë! Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”. Tutje, Flaka shton: “Faleminderit Alban Dobruna për një tjetër fryt ushqimi i cili ndrit mendjen tonë. Të dua”.
Siç kuptojmë, artistja dhe Dr.i historisë, autori i “Ahmet Korenica në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, kanë lidhje të afërt familjare. /TV Malisheva