Granit Xhaka përmes një portreti të bukur dha lajmin se po bëhet sërish baba.
Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, po bëhen edhe me një fëmijë.
Ishte Graniti ai i cili publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqen e gjithë familja të lumtur.
Në atë imazh, shihet Leonita me barkun e rrumbullakosur, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë.
“Familja jonë e vogël po rritet… mezi presim të të takojmë👼🏻❤️🙏🥰 #AYANA @leonita.x“, ka shkruar futbollisti.
Graniti dhe Leonita janë prindër edhe të një vajze, të cilën e pagëzuan Ayana. /TV Malisheva