Institucioni mikro-financiar Monego ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të BQK-së për mbylljen e saj për shkak të devijimit të planit të biznesit.
Bashkë me këtë padi, Monego ka parashtruar edhe kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të këtij vendimi nga BQK-ja.
Përfaqësuesi ligjor i Monego, Granit Vokshi i paraqiti disa pres arsyeve të tij pse gjykata duhet të marrë vendimin në favor të tyre.
Vokshi: E dorëzuam padinë për anulimin e vendimit të BQK-së
“Sapo e dorëzuam padinë për anulimin e aktit administrativ. Pra, anulimin e vendimit të BQK-së lidhur me revokimin e licencës të institucionit jo bankar Monego. Po ashtu, me këtë padi e dorëzuam edhe kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të BQK-së”, tha ai.
Vokshi po ashtu tha se presin që brenda tre ditëve Gjykata të marrë një vendim.
Vokshi: Vendimi i BQK-së është i pabazuar
“Ne konsiderojmë se vendimi është i pabazuar, ne shpresojmë që me gjitha provat dhe argumentet që i kemi parashtruar në padi dhe shtyrjen e kërkesës së vendimit janë plotësuar të gjitha kushtet që ky vendim të shtyhet dhe Gjykata të marrë një vendim në favorin tonë”, tha ai.
Ndryshe, BQK kohë më parë ka mbyllur dy institucionet mikro-financiare “Monego” dhe “Lute Credit”