Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 7 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me kontaktet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, kur është regjistruar rasti i parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19, janë regjistruar 646 persona, prej tyre 501 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 105 persona.

Share.