Dardan Krasniqi, ish luftëtar i Njësitit “Lumi” të UÇK-së, reagon ndaj deklaratës së Fetah Rudit, i cili në T7 ka deklaruar se “Mua nuk më pranuan në UÇK sepse isha në LDK”, është shprehur Rudi.

Dardan Krasniqi përmes rrjetit social, facebook, demanton Rudin duke ja kujtuar dezertimin, kartelen e veteranit dhe ndihmat që ia ka ndarë Kuvendi Komunal i Malishevës nga 5.000. 00 euro

Postimi i plotë :

Fetahu ka qene pjesë e Nj.O Çeliku të UÇK-së, e themeluar nga Fatmir Limaj ne Rud dhe ka #dezertuar kur ka nisë me u nxehë fronti i betejave, po ja them publikisht edhe pse kemi konsiderate dhe kemi miqesi. Ka #kartele te #veteranit të UÇK-së lehte mund ta verifikoni…

Intervista ne T7 pervec pjesës së dhimbshme e kriminale të atentatit ndaj tij, tjerat ishin genjeshtra e manipulime.

Pushteti Komunal nga PDK- disa here me kërkesa të tij ka ndarë nga 5.000.00 euro bile eshte dashte me i permend.

Share.