Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja.
Të dhënat janë konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Malishevës janë regjistruar 649 raste me covid-19, prej tyre 507 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 102 persona./TV Malisheva