Erdhi me shumë buj por mund të largohet i zhgënjyer. Futbollisti shqiptar me nënshtetësi daneze Riza Durmishi është pranë largimit nga Lazio, dhe destinacioni i ardhshëm mund të jetë Turqia.

Sipas mediave italiane, Lazio është në bisedime me klubin turk të Besiktasit, për transferimin e 25-vjeçarit, në Stamboll.

Mbrojtësi shqiptar, por që luan për kombëtaren e Danimarkës, u transferua një vit më parë në Seria A nga Real Betis, por duket se nuk i ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij.

Interesim për të ka edhe nga Spanja, por ka gjasa të mira që ta kalojë edhe në Gjermani. Për këto dy vendete fundit nuk jepen emra se ku po kërkohet.

Share.