Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka ndryshuar pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar sot.

Kombëtarja jonë ndodhet në vendin 115-të, ashtu sikurse ishte edhe muajin e kaluar.

“Dardanët” kanë tubuar 1174 pikë, tri pikë më pak se sa Azerbajxhani, një pozitë më lartë.

Shqipëria ndodhet në vendin 66, duke mos lëvizuar fare me 1356 pikë, ndërsa kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut është në vendin 68-të me 1347 pikë./TVMalisheva

Share.