Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestuan sërish për shkak të pagës së ulët.

Punëtorët të cilët protestuan para objektit të rektoratit kërkuan që paga e tyre të jetë 350 euro.

Megjithatë, gjatë protestës, kryetari i sindikatës të sektorit privat Jusuf Azemi u urdhërua të shkojë në polici për shkak të kinse të mos aprovimit të kërkesës për protestë nga ana e policisë.

Azemi tha për KosovaPress se ka marrë një urdhër kërkesë që të intervistohet në polici, teksa shtoi se kërkesën për protestë e kishte bërë tri ditë më parë.

Kreu i Sindikatës Azemi derisa u shoqërua për në polici tha se kërkesat janë të drejta të punëtorëve ndërsa paralajmëroi se nëse nuk realizohen këto kërkesa për rritje të pagave, nga 1 janari do të ashpërsohen edhe më tej protestat dhe grevat.

Ndërsa, zyrtarë të rektoratit nuk janë deklaruar për KosovaPress me arsyetimin se janë në mbledhje të senatit.

Share.