Paguani çmimin e saktë të një pozicioni të dëshiruar seksual, historia tërheqëse e Perandorisë Romake nuk ndalet së befasuari me faktet dhe artefaktet e saj. Spintria ishte një monedhë shumë specifike që përdorej në bordellot e vendosura brenda Perandorisë Romake. Megjithëse letërsia romake nuk jep shumë informacion mbi këtë monedhë, shumë shembuj të saj janë gjetur përgjatë viteve, gjë që vërteton përdorimin e saj.
Disa historianë sugjerojnë që këto monedha janë përdorur në një lojë të çuditshme, megjithëse nuk janë gjetur mjaftë fakte për të provuar këtë teori. Nga shkrimet e disa studiuesve si Buttrey ose Friedlander, ne mund të pranojmë se këto monedha ishin përdorur në të vërtetë si shenja për të hyrë në bordello ose për të paguar prostitutat.
Këto argumente u prezantuan në fund të shekullit të I-parë pas Krishtit dhe me shumë gjasa u përdorën për një periudhë të shkurtër kohe. Thuhet të jenë përdorur për të lejuar hyrjen në bordellot, në të cilin rast pronari i bordellos do t’i shkëmbente ato me ari nga qeveria. Një teori tjetër që duket më e besueshme nga pamja e monedhave është se prostitutat do të paguhen për pozicionin e dëshiruar seksual që përfaqësohet në monedhë.
Monedhat kanë njerën anë që tregon një numër në numra romakë dhe ana tjetër e medaljes përfaqëson një pozicion seksual ose paraqitje të tjera të dëshirave seksuale. Nga kjo, supozohet se disa nga shërbimet e ofruara nga prostitutat në bordellot romake kushtonin më shumë se të tjerët. Nëse shikojmë besueshmërinë e këtij sistemi, duhet të kemi parasysh se ishte e ndaluar të përdoren monedha me figura të perandorit Romak në vende të tilla, prandaj kjo edhe mund të shpjegojë përdorimin e Spintriae. Monedha romake ishte prej ari dhe argjendi, ndërsa spintriae prej bronzi. Kjo me siguri është bërë në mënyrë që njerëzit të mos përpiqen ta përdorin këtë monedhë në ‘tregjet e zeza’.
Ka shumë të ngjarë që ato më vonë të jenë shkrirë për t’u përdorur për diçka tjetër nga Perandoria Romake sapo të ndërpriteshin./TV Malisheva