Ambasadorja e Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.
Çitaku tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.
“Gratë po vriten me një lehtësi të padurueshme”.
“Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.