Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar për shtatë raste me Covid-19 në Komunën e Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Të gjitha rastet e konfirmuara janë me vendbanim në qytetin e Malishevës.
Ndërkohë, ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën si dhe të respektojnë distancën. /TV Malisheva