Surfimi në internet po bëhet gjithnjë e më shumë një interes i madh, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për njerëzit në moshë të shtyrë.
Një numër i studimeve të fundit kanë treguar që të moshuarit që mësojnë se si të përdorin internetin, kur kërkojnë informacion të dobishëm, në të vërtetë përjetojnë një rritje të aktivitetit në qendrat e mendimit përgjegjës për vendimmarrjen dhe gjykimin logjik.
Është konstatuar gjithashtu se te të moshuarit me njohuri minimale në internet, kërkimi i përditshëm, madje edhe për një periudhë më të shkurtër kohore, mund të çojë në disa ndryshime në mënyrën e funksionimit të qelizave të trurit dhe përmirësimit të funksionimit të tyre, transmeton KosovaPress.
Ndërsa njerëzit plaken, ka ndryshime strukturore dhe ndryshime në mënyrën e funksionimit të vetë trurit, të cilat shumë lehtë mund të zvogëlojnë kapacitetin dhe aktivitetin e tij funksional.
Studimet e mëparshme kanë treguar se stimulimi mendor përmes aktiviteteve të trajnimit të trurit mund të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e funksioneve njohëse dhe përpunimin e të dhënave dhe të ngadalësojë rënien e përshpejtuar të funksioneve të trurit.
Autorët e këtyre studimeve dhe hulumtimeve tregojnë se rezultatet tregojnë se “trajnimi në internet” ka potencial të madh kur bëhet fjalë për një trajnim të thjeshtë të trurit, me qëllim të përmirësimit të proceseve njohëse te njerëzit e moshuar.
Në studimin e fundit të paraqitur në Kongresin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare Neurologjike në Çikago, u përdor një metodë funksionuese e rezonancës magnetike (FMR) për të krahasuar aktivitetin e trurit në sfera të ndryshme të trurit të 24 të rriturve të shëndetshëm 55-78 vjeç.
Gjysma e të anketuarve përdorën internetin çdo ditë dhe gjysma tjetër ishte në kontakt me të në një masë më të vogël.
Të anketuarve iu dha gjithashtu udhëzime të hollësishme se si të kryheshin kërkime në internet, ndërsa FMR regjistroi aktivitetin e tyre të trurit. Pas skanimit fillestar, pjesëmarrësit u dërguan në shtëpi, ku ata vazhduan surfimin dhe kërkimet në internet, një orë çdo ditë për javën tjetër.
Pasi kishin kaluar dy javë, subjektet iu nënshtruan një skanimi të dytë të trurit, ndërsa kryenin të njëjtën detyrë simulimi për surfim në internet, por me një temë tjetër.
Rezultatet treguan se jo vetëm që fushat e njëjta të trurit kontrollonin gjuhën, leximin, kujtesën dhe aftësitë vizuale aktive gjatë skanimit të dytë ashtu si në të parën, por edhe që dy qendra shtesë të trurit u aktivizuan gjatë skanimit të dytë, në subjektet që deri në atë pikë që ata nuk ishin aspak të njohur me internetin dhe qëllimin e tij.
Autorët e këtij studimi theksojnë rëndësinë e dy rajoneve – gyrusit frontal të mesëm dhe gyrusit frontal të poshtëm – këto janë zona që marrin pjesë aktive në kujtesën e punës dhe kontribuojnë në përmirësimin e qendrave për marrjen e konkluzioneve dhe vendimeve logjike.
Ajo që tregojnë edhe rezultatet është se duhen vetëm disa ditë për t’u përfshirë në aktivitete të trajnimit të trurit, të tilla si surfimi në internet, për aktivizimin e aktivitetit të trurit për të arritur në të njëjtin nivel me ato të pranishëm në njerëz që kanë vite dhe vite përvojë në Internet .