Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gëzim Krasniqi, në emisionin “N’Pult”ka folur për projektet që PDK, me ardhjen në pushtet, pritet të realizojë në komunën e Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Ai ka përmendur disa nga këto projekte ndër të cilat janë projekti i Ujëvarës së Mirushës, i ujërave termale në Banjë dhe projektin i cili I jep shtytje ligjit për mbrotjen e vlerave të UÇK-së.
“Projekti që diskutohet më së shumti është projekti turistik i cili gjithmonë është lënë anash, projekti i Ujëvarës së Mirushës, i ujërave termale në Banjë, projekti që qendra e PDK-së dhe ekipi i cili krijon programin e PDK-së që punon shumë për ruajtjen e vlerave të luftës, ne do të jemi përkrahës i secilës mënyrë i shtyerjes perpara të Ligjit për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Vlerave të Luftës”, ka thënë Krasniqi.
Përndryshe, Gëzim Krasniqi, kandidati i PDK-së për Kuvend të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si ushtar dhe si mjek. /TV Malisheva