Sot klubi i Dritës për të katërtin vit radhazi ka qenë mysafir i shtëpisë “Pema” ku lojtarët dhe stafi janë pritur nga fëmijët më të dashur të kësaj shtëpie.

“Festat e fundvitit tashmë janë shumë të ngrohta në këtë ambient ku befasia më e këndshme ishte prezenca e Babadimrit që së bashku me lojtarët dhe stafin e klubit tonë, gëzuan fëmijët me dhurata!

Nuk mungoi edhe befasia që femijët kishin përgaditur për ne, një punim që i dedikohet klubit tonë si dhe koktej i përgatitur nga stafi i qendrës Pema, për të cilët jemi shumë mirënjohës!”, njofton Drita në faqen zyrtare.

Share.