Aktorja e famshme amerikane, Christina Ricci ka thënë se karantina ka qenë e rrezikshme në familen e saj. 40 vjeçarja ka treguar fakte se burri e ka rrahur disa herë në karantinë, duke treguar edhe fakte të dhunës.
Dje aktorja ka paraqitur në polici urdhër ndalimi kundër burrit të saj, James Heerdegen me pretendimet se ai e ka rrahut, shtyer, pështyer dhe forma të tjera të dhunës.
Christina ka thënë se kishte planifikuar divorcin, por që pandemia ia ka shtyer këtë vendim.
Christina paraqiti disa fotografi në gjykatë, duke treguar dëmtime që ajo pretendon se i kishte pësuar nga duart e Heerdegen.
Christina gjithashtu ka frikë se abuzimi i Heerdegen mund të kthehet në vdekjeprurje. /TV Malisheva