Dje në Lëvizjen Vetëvendosje është anëtarësuar Sadije Krasniqi nga Drenoci i Malishevës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sadije Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është anëtarësuar dje në VETËVENDOSJE!. Ajo është asambleiste e kësaj komune, ka qenë kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc, dhe nënkryetare e gruas së kësaj partie, dega Malishevë. Sadija ka perfunduar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimin pemtari-vreshtari, dhe, Fakultetin Filozofik/Filologjik, drejtimin gjuhë dhe letërsi angleze. Bashkë me kandidatët tanë nga Malisheva, Jetmira Vrenezin e Gani Krasniqin, Sadijes i uruam mirëseardhje dhe punë të mbarë në grupin e asambleistëve të Lëvizjes.

Share.