Joe Biden dje ka bërë betimin si Presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në prani të bashkëshortes së tij, Jilly, vajzës Ashley, djalit Hunter dhe mbesave të tyre.

Në ceremoninë e inaugurimit në të cilën refuzoi të ishte i pranishëm presidenti i deritanishëm, Donald Trump, morën pjesë ish-presidentët: Bill Clinton, George W. Bush si dhe Barack Obama.

Gjatë gjithë ceremonisë vëmendjen mori afërsia e Biden me bashkëshorten Jilly, të cilët rrallë ia lëshuan dorën njëri-tjetrit, afërsi e cila nuk është parë më herët te çifti presidencial Trump.

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Biden dhe Jilly e shprehën edhe në rrjete sociale./TV Malisheva

Share.