Sot, Komuna e Malishevës e përfaqësuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, i përfaqësuar nga kryetari i këshillit hoxhë Sead Paçarizi, e kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Malishevës, për vitin 2021.

Paraprakisht, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka marrë vendim për vazhdimin e mbulimit të shpenzimeve për vitin 2021.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeve, ka thënë se “jemi ndër komunat e para në vend që kemi filluar dhe po vazhdojmë me mbulimin e shpenzimeve për rastet e varrimit”, ndërsa kreu i KBI në Malishevë, hoxhë Sead Paçarizi, gjithashtu është shprehur “i kënaqur me këtë veprim të Komunës së Malishevës, pasi është diçka humane dhe krijon lehtësim për familjarët”./TV Malisheva

Share.