Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se ka tërhequr nga shitja njësinë nr.20 NSH Univerzal Leposaviq – Lokali nr.2, MIT051 Komuna e Leposaviqit.
Sipas AKP, kjo njësi ishte paraparë të shitej përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 53, me numër rendor 20, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj njësie është bërë në bazë të shkresës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
“Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 122 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30. Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org“,thuhet në njofti