Punimet për njëmijë metra kanalizim, që filluan sot në fshatin Burim, drejtpërdrejt dhe nga afër i inspektoi, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me mbikëqyrësin e punimeve Januz Krasniqin dhe drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, Bashkim Krasniqin.
Nënkryetari, Berisha, tha: “ Qeveria komunale është në angazhimet me kapacitetet të plota, për realizimin e planifikimeve sipas dinamikës së paraparë, në infrastrukturën e kanalizimeve, rrugëve me shtrim të asfaltit, trotuareve, ndriçimeve, por, bëri të ditur para fshatarëve të Burimit se projektet do të vazhdojnë edhe në infrastrukturën shkollore, jo vetëm në riparimin e tyre që shtatori të na gjejë sa më të përgatitur, por edhe me fillim të objekteve të reja.”, tha në fund Berisha.
Kurse përgjegjësi komunal, për punimet e kanalizimit në fshatin Burim, Januz Krasniqi, kërkoi nga kompania që të respektohet kontrata dhe punimet të kryhen sipas standardeve të parapara në kontratë.

Share.