Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot përherë të parë, realizoi një takim dhe bashkëbisedim me mërgimtarët malishevas që punojnë në vende të ndryshme evropiane.

Begaj, drejtuar mërgimtarëve me një fjalë rasti ndër të tjera tha: “ Mërgimtarë të nderuar u shprehi ngrohtësisht, mirëseardhje pran familjeve tuaja, në vendlindjen tuaj Malishevën dhe shtetin tuaj Kosovën, për të cilën ju , dhatë shumë dhe jeni ndër kontribuuesit e lirisë të cilën e gëzojmë sot të gjithë bashkë”, duke vazhduar “ Sot, Komuna e Malishevës dhe gjithherë, do të jetë dyer hapur për ju që të sjellni kapitalin tuaj për investime dhe ta ndërtojmë një të ardhme me të mirë për fëmijët , Malisheva, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me ju në të gjitha sferat e në veçanti në sferën e zhvillimit ekonomik, kulturor, në turizëm, sport sepse ka këto resurse natyrore, dhe krejt në fund, uroi që të kaloni pushime pran familjarëve, shokëve dhe miqve, duke ju dëshiruar edhe njëherë mirëseardhje në vendlindjen tuaj”, përfundoi Begaj.

Edhe kryesuesi i Kuvendi Komunal, Rrahim Morina si dhe Këshilltarë Komunal, u shprehen mirëseardhje mërgimtarëve malishevas, por edhe kërkuan që të investojnë si dhe të sjellin përvoja e tyre dhe praktikat zhvillimore ekonomike të vendeve ku punojnë.
Ndërsa mërgimtari, Agim Paçarizi në fjalën e tij, tha: “Së pari falënderoi Kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Ragip Begajn, për takimin e organizuar dhe bashkëbisedimin, ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar dhe ofruar përvojat tona të fituara në shtetet perëndimore , kështu që kërkoi nga ju si komunë dhe qeveria qendrore të ofrojnë lehtësira ligjore për investime”.
Në fund për mërgimtarët, komuna shtroi një koktej rasti, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite mërgata jonë për Malishevën dhe Kosovën.

Share.