Një multimilioner nga Las Vegas, do dhurojë një çmim marramendës prej 1 milion dollarësh nëse i përgjigjeni saktë vetëm një pyetjes së tij.

75-vjeçari Robert Bigelow, njoftoi se e ka hapur këtë konkurs për shkencëtarët që kanë përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Duke shkruar një ese me 25000 fjalë aplikuesit duhet të argumentojnë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.

Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021. /TV Malisheva

Share.