Një burrë nga Kanadaja i cili rastësisht kishte mbyllur derën e veturës dhe kishte harruar brenda çelësat, ka shpjeguar përmes një video se si ka arritur ta rihap pa shkaktuar as dëmin më të vogël në veturë.
Ai përdori një metodë të pazakontë dhe paparë të hapjes së veturës, një lloj pompe shfrytëzoi duke e futur në derë të cilën më pas e pompoi derisa dera u hap pjesërisht.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas përdori një lloj shkopi të plastikës me të cilën e shtypi butonin për hapjen e veturës.
Kjo metodë e tij është duartrokitur nga shumë shoferë, që të paktën një herë në jetë u ka ndodhur që t’i harrojnë çelësat brenda dhe vetura të mbetet e mbyllur.
Madje me raste janë detyruar ta thyejnë dritaren që të futen brenda dhe ta hapin, e kjo metodë sigurisht se do t’ju ndihmojë ta kursejnë veten nga dëmet fizike që mund t’ia shkaktojnë veturës së tyre./TV Malisheva