Ky është momenti drithërues kur një çiklist nga Çekia bie në ujë teksa po ngiste biçikletën e tij në liqenin e ngrirë.
Sipas DailyMail Max Adami po udhëtonte përgjatë Liqenit Marokanka me disa miq, ku temperatura atë ditë ishte minus 7 Celsius.
Pavarësisht kushteve të ngrirjes, akulli u thye dhe Adami u zhyt në liqen derisa shoku i tij Vojtech Blaha gjithashtu u rrëzua gjatë një përpjekjeje shpëtimi.
Jiri Fikejz ishte duke filmuar skenat dramatike.
Megjithë ngjarjes drithëruese, për fat të mirë të gjithë dolën pa lëndime – përveç se kur u kthyen në shtëpi ata kishin të ftohtë, sipas Adamit./TV Malisheva