Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të parë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Mal, teksa ka preferuar ta mbajë tërësisht për vete jetën e saj private.

Shkurta nuk është prononcuar në asnjë intervistë e teksa edhe daljet në rrjetet sociale, i ka pasur shumë të rralla.

Së fundmi, këngëtarja Gashi ka bërë paraqitjen e patë publike që pas lindjes së djalit.

Ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga festa e ditëlindjes së nipit të këngëtares Shyhrete Behluli, ku ajo ka qenë e ftuar.

Në fotografi, këngëtarja shihet mjaft e lumtur dhe e freskët në fytyrë, teksa vërehet edhe diferenca në linjat trupore në periudhën e pas-shtatzënisë.

Duke marrë parasysh të rejat e saj në jetën private, Shkurte Gashi ka mbetur anash për nga fusha profesionale, ku prej kohësh nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për publikun. /TV Malisheva

Share.