Pas shumë zërave në merkato, ku çdo ditë kishte nga një klub pretendent, Vedat Muriqi zgjodhi të transferohej te Fenerbahçe. Sulmuesi zgjodhi gjigandët turq mes shumë ofertave, ndërsa edhe për ish-kubin e tij të Rizesporit kjo ishte zgjidhja më e mirë në aspektin financiar.

Dhe kjo vërtetohet teksa Muriqi është në 5 futbollistët më të shtrenjtë të transferuar këtë merkato verore në Superligën turke. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i kushtoi arkave të klubit të Fenrbahçes, 3.5 milionë euro.

Para tij në këtë renditje janë vetëm, Adem Ljajiç, i cili u transferua për 6.5 milionë euro te Beshiktash, Lujindama te Gallatasaraj për 5 milionë euro dhe Mensah te Kajzerispor për 3.6 milionë euro. Sakaq, Muriqi e ka nisur mbarë aventurën me Fenetrbahçen teksa në miqësoret e zhvilluara, ka arritur të shënojë tre gola.

Share.