Disa anëtarë të Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Isni Kilaj.
Ai ka thënë se për shkak të pakënaqësive që kanë pasur, disa anëtarë të Nismës i janë bashkuar PDK’së.
Kilaj madje publikoi edhe fotografinë e disa prej tyre, duke theksuar se bashkë me ta PDK-së i janë bashkuar edhe familjarë të tjerë të tyre.
Ndryshe Nisma Socialdemokrate pati tentuar që t’i bashkohet PDK-së në një koalicion parazgjedhor, por që këta të fundit nuk pranuan një ofertë të tillë./TV Malisheva