Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar një familje në Mitrovicë të Veriut me të cilët ka diskutuar për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty.
Limaj shkruan në “Facebook” se Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional.
“Familjen Avdyli e falënderova për pritjen dhe vullnetin e treguar për të mbështetur kauzën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Bashkë me ministrin Reçica sot ishim për vizitë në familjen e nderuar Avdyli, nga Mitrovica, banorë të pjesës Veriore, me të cilët diskutuam për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty.
Familjen Avdyli e falënderova për pritjen dhe vullnetin e treguar për të mbështetur kauzën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional./TV Malisheva