Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person ka vdekur si pasojë e COVID-19, janë regjistruar 13 raste të reja dhe tre persona janë shëruar.
Këtë dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet ne terren.
Rastet e reja të regjistruar janë nga këto vendbanime: 4 raste në Carrallukë, 3 raste në Banjë, 2 raste në Ngucat, 2 raste në Balincë, 1 rast Bellanicë dhe 1 rast në Malishevë, ndërsa numri i rasteve aktive është 119.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 707 raste, prej tyre 546 janë shëruar, 42 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 119 persona. /TV Malisheva