Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Fetoshi, ka thënë se PDK është targeti kryesor në aspektin e luftës me opinionin publik, për shkak të pjekurisë politike të këtij subjekti. 

“Në aspektin e luftës me opinionin publik, PDK vazhdon me qenë targeti kryesor dhe të gjitha shigjetat janë të drejtuara nga PDK-ja, pasi që PDK-ja është forca që detyrimisht do t’i vihet perballë projekteve rrënuese dhe kërcënimeve që kanë të bëjnë me shtetndërtimin e Kosovës”, tha Fetoshi.

Ai këtë qendrim të tij e ka argumentuar me kohën kur PDK votoi qeverinë e Avdullah Hotit.

“PDK ka votuar qeverinë Hoti që t’i deshmojë qytetarit që PDK e ka në plkë të parë interesin e qytetarit, e jo interesin e procesit institucional”, tha ai.

Ai e ka quajtur pranimin e rezultatit te humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit, standard të skenës politike. /TV Malisheva

Share.