Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ndodhet me pushime në Meksikë.
Ajo po shijon diellin e rërën e Tulumit në Meksikë, ndërsa në vendin tonë është akoma ftohtë. Samanta ka publikuar për fansat disa fotografi mjaft provokuese në bikini në rezidencën e Pablo Escobarit, duke vënë në pah linjat trupore.
Në një imazh të fundit, këngëtarja u shfaq në të zeza, teksa pozonte pranë një ambienti me lule dhe shkurre.
Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit, shumë nga të cilët e kanë komplimentuar për linjat e trupit.
U bë kohë që nuk e shohim Samantën me projekt të ri muzikor, ndërsa e kemi parë vetëm me foto të reja./TV Malisheva





